Shkon në 51 numri i të prekurve nga fruthi
Shkon në 51 numri i të prekurve nga fruthi në vend. Në një përditësim të fundit nga ISHP vërehet se kemi një rritje me 10 raste në krahasim me një javë më parë, ku numri i të prekurve ishte 41. Grupmosha më e prekur është ajo e fëmijëve nën 2-vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve me fruth, është e përqendruar në Tiranë. ISHP vijon thirrjet për vaksinimin e fëmijëve por edhe të rriturve që nuk e kanë bërë vaksinën, pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar Fruthin.
Grupmosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje infektive janë foshnjet nën dy vjeç, që përbëjnë rreth 45.1 për qind e rasteve të konfirmuara, pjesa më e madhe e të cilave në kryeqytet. ISHP-ja bën thirrje gjithashtu edhe për vaksinimin e popullatës, veçanërisht prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, si dhe udhëzimeve të këtij institucioni për grupet më të rrezikuara.
ISHP-ja thekson se duhet të vaksinohen edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit, apo që nuk kanë marrë dy doza të vaksinës. ”Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për ta parandaluar atë dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit”.
KOHA JONË SONDAZH

