Shkon në komisariat të sqarojë mosmarrëveshjen, 38-vjeçari dhunon policin

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës një efektiv në ambientet e Policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., banues në fshatin Rrajcë-Fushë të Përrenjasit. Ky i fundit ka shkuar në Stacionin Policor Përrenjas për sqarimin e mosmarrëveshjes me një qytetar dhe gjatë bashkëbisedimit me punonjësin e Policisë e ka goditur atë për shkak të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

SHKARKO APP