Shkon të blejë cigare me 50 euro… e arreston policia

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë. I riu kishte shkuar për të blerë cigare me një 50 eurosh, i cili rezulton se ishte i falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të tjera të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?