Shkon t’i vendosë makinës trit*lin, por i shpërthen në dorë dhe vdes!
Shkon të vendos makinës tritolin, por i shpërthen në dorë, vdes!
Zbulohet shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24 vjeç. Sipas burimeve, automjeti ku viktima po vendoste lëndën eksplozive i përket shtetasit Renato Çepa. Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

