SHKRESA/ Bashkëshorti i Nënkryetares së Kuvendit presion punonjësve: Dorëhiquni!
“Presion për të dhënë dorëheqjen nga puna pa asnjë motivacion”. Kështu e cilësojnë punonjësit e Shërbimit të Provës shkresën që iu ka mbërritur në zyrë e që mban firmën e Engjëll Hysit, bashkëshortit të Nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, që njëherësh mban dhe mandatin e deputetes socialiste në Tiranë, Vasilika Hysi.
Ata denoncojnë rastin dhe thonë se ndodhen nën presion të vazhdueshëm nga drejtori i këtij institucioni.
Ky i fundit, siç shprehet njëri prej punonjësve iu ka dërguar të gjithë një shkresë, ku iu kërkon të japin dorëheqjen ose në të kundërt do të shkarkohen nga detyra.
Një kopje e shkresës është siguruar edhe nga “BalkanWeb”.

Mësohet se të paktën 100 punonjës në të gjitha zyrat e Shërbimit të Provës rrezikojnë vendin e punës, ndërsa u kërkohet dorëheqja pasi nuk ka motivacion për t’i larguar nga funksionet që mbajnë.
KOHA JONË SONDAZH

