”Shkrihet” Kadastra e Vlorës, shkarkohen edhe 4 juristë

Pas denoncimit për moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë për mosregjistrimin e pronës, ditën e sotme janë shkarkuar edhe 4 juristë, ndërsa për 19 të tjerë është dhënë vërejtje në Kadastrën e Vlorës.

Juristët e shkarkuar janë Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha Katër juristët janë thirrur në Tiranë dhe u është komunikuar vendimi i shkarkimit nga detyra.

Drejtor i Kadastrës Vlorë ka qenë Florjan Alimadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Nëndrejtori Klodian Troçi u zëvendësua nga Krenar Xhemali, Ardian Musta u zëvendësua nga Elona Hodaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?