Shkrimi për ”The Guardian”, Rama: Në atë kohë më kishin refuzuar vizën për në Britani

Nga ”Forumi i Paqes”, që po mbahet në Paris, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci. Rama në fjalën e tij, ka kujtuar kur jetonte në Paris dhe shkruante për mediat e huaja, dhe pikërisht për një shkrim në ”The Guardian”. Për të, të rregullosh lirinë e fjalës është një sfidë e stërmadhe.

”Marr një mesazh nga ”The Guardian”, mesazhi ishte që duam të flasim me ty nëse jeni i lumtur me titullin që i vëmë ne. Mendova si mund të më pyesin mua për këtë. Të nesërmen më telefonuan.

Titulli ishte më i mirë se ai që i kisha vënë unë. Thash pse më pyesni mund ta botonit. Gruaja në anën tjetër më tha nuk funksionon kështu duhet të kontrollojmë çdo detaj me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.

Të rregullosh lirinë e fjalës, është sfidë e stërmadhe, sfida e civilizimit tonë, nuk mund të përhapen gënjeshtra si të vërteta. Jam shpresëplotë se diçka do ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse një ekuilibër do shpëtojë njerëzimin ndryshe do jemi në një situatë të keqe shumë shpejt. Jam shumë pesimist. Do të doja t’i bëja jehonë krenarisë së Shqipërisë që është shteti i 50 pas SHBA-së që aplikon”.

SHKARKO APP