Shkrimtari i njohur: Në Shqipëri, libreza e partisë të bën më të lexuarin, edhe drejtor biblioteke
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti është shprehur se në Shqipëri mund të bëhesh ministër edhe pse nuk ke lexuar kurrë një libër në jetën tënde.
Mehmeti tha se në Shqipëri vlen dhe çmohet më shumë libreza e partisë sepse ajo të bën jo vetëm të lexuar, por edhe drejtor biblioteke.
Më tej ai ka thënë: Si mund të kërkoni të ketë ndjeshmëri më të madhe në lexim, në një shtet ku gjithçka është konceptuar në politikë, në politikë bërje, se politika të pasuron, se edhe kur nuk ke lexuar asnjë roman në vit të bën drejtor biblioteke, të bën të bëhesh ministër pa lexuar asnjë ditë. Ne jetojmë në vende ku nuk çmohet lexueshmëria. Libreza e partisë të bën më të lexuarin edhe drejtor biblioteke.”
Kujtojmë këtu se Kim Mehmeti është një nga intelektualët që ka folur hapur kundër asaj që qeveria Rama po u bën shqiptarëve, duke e kritikuar për hapat e gabuar.