Shkruani mesazhe urimi në murin e Kryeministrisë

 

Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri njoftoi sot se, në vijim të një tradite tashmë dyvjeçare në ditët festive të fundvitit, rikthehet “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, për t’u gëzuar sëbashku dhe për t’i bërë të gëzueshme festat edhe për ata që kanë nevojë sot, për mbështetjen dhe solidaritetin tonë.

"Të gjithë mund të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë përmes një mesazhi, imazhi apo video, që do të projektohen mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat e mbledhura nga postimi i sms-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi.

Mesazhet mund të dërgohen në numrin 0696665555.

Krahas sms-ve dhe fotove, këtë vit do të shfaqen edhe videot-mesazhet, me të cilat ju dëshironi të përcillni urimin tuaj.

Gjithashtu mund të dërgoni urimet tuaja edhe nëpërmjet faqes së Kryeministrisë në seksionin “Urime”:",- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

SHKARKO APP