Shkrumbohet autobusi i kompanisë shqiptare në mes të Athinës

Një autobus turistësh që i përkiste një kompanie shqiptare është shkrumbuar nga flakët në sheshin Karaiskaki të Athinës.

Autobusi bënte udhëtime tursitike në Shqipëri, Turqi dhe Bullgari. Pas një ore luftë me zjarrin, tre automjete me 6 zjarrfikës arritën që të shuanin flakët. Autobusi që u shkrumbua plotësisht ishte parkuar jashtë agjencisë së udhëtimit që i përkiste një kompanie shqiptare.

Pronari i autobusit shprehu habinë e tij për këtë ngjarje të rëndë dhe dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme , por megjithatë thotë se nuk kishte marrë ndonjë kërcënim që mund të çonte në këtë ngjarje. Ndërkohë policia greke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?