Shkrumbohet banesa në Bajram Curri, çifti i të moshuarve mbetet në qiell të hapur
Një banesë në qytetin e Bajram Currit në Tropojë është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik. ABC mëson se banesa e dy të moshuarve ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse. Flakët kanë përparuar për shkak se çatia e banesës ka qenë me lëndë drusore duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm.
Zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, por për shkak të dëmeve të mëdha, banesa tashmë është jashtë funksionit duke lënë çiftin e moshuar në qiell të hapur. /abcnews.al