Shkrumbohet gjatë natës furgoni pranë bashkisë së Vlorës, dalin detajet e para
Merr flakë gjatë natës një automjet që ishte parkuar pranë bashkisë së Vlorës, në lagjën “15 Tetori”.
Policia bën me dije se automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy është në pronësi të shtetasit F.P.
Nuk ka ende detaje rreth shkakut të zjarrit, ndërkohë që policia sqaron se “Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”.
Informacion paraprak
Vlorë
Në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P.
Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.