Shkrumbohet gjatë natës nga flakët banesa në Pukë

Një banesë dy katëshe në pronësinë e Gazmend Laçit u përfshi nga flakët gjatë natës në Pukë.

Zjarri ka shkatërruar pothuajse çdo gjë nga pasuria e kësaj familje.

Përkundër ndërhyrjes të menjëhershme të Shërbimit zjarrfikës, ishte e pamundur shuarja e flakëve, teksa u shpëtuan banesat e tjera ngjitur me vatrën e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i bashkisë, Gjon Gjonaj mbërriti herët në mëngjes pranë familjes Laçi e cila fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku Gjonaj premtoi angazhim maksimal dhe ndihmë ndaj kësaj familje.

Ndërkohë, bashkia Pukë fton këdo që mundet të jap kontribut në ndihmë të kësaj familje të bëhet pjesë e aksionit të solidaritetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?