Shkrumbohet makina gjatë natës në Maliq

Një makinë është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore.

Makina tip “Land Rover” me targa KO 9593 B është në pronësi të Selman Braçellarit. Burime zyrtare nga shërbimi i zjarrfikëses bënë me dije se makina ishte parkuar në një garazh prej dërrase, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.

Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP