Shkrumbohet makina në Elbasan, zbulohet kush është pronari

Një automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin ditës së sotme sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj”.

Burime zyrtare nga policia ka njoftuar se mjeti tip “Opel” me targa AA 782 OU, është në pronësi të një pensionisti Kujtim Borakaj, 66 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit K.B.,66 vjeç,(pesionist).

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikëses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?