Shkrumbohet makina në lëvizje në aksin Tiranë-Elbasan
Aktualitet E Mërkurë, 10 Maj 2023 13:01
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç.
Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti.
Nuk ka shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

