Shkrumbohet nga flakët lokali në Tiranë
Një lokal në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (26 korrik). në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mine Peza, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
”Më datë 26.07.2020, rreth orës 02:45, në rrugën”Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali i cili ka qenë i mbyllur dhe falë nderhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm deme materiale”, informon policia.
Ndërkohë, edhe një mjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e 25 korrikut, në Kamëz.
Mësohet se mjeti ishte i parkuar dhe u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije policie.
”Më datë 25.07.2020, rrreth orës 23:25, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkendije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale”, informon policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.