Shkrumbohet nga flakët një lokal në Durrës

Një lokal ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Spitallë të Durrësit.

Zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 02.00, fillimisht në ambjentet e kuzhinës së bar-restorantit që ndodhet në zonën e Spitallës.

Lokali u përfshi nga flakët kur ishte i mbyllur dhe rrjedhimisht ka pasur dëme të shumta materiale, por jo persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?