Shkrumbohet nga flakët një makinë në aksin Elbasan-Tiranë. Policia jep detajet

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, ka marrë flakë një makinë tip “Pezho”, me drejtues K.B., i cili ka qenë në lëvizje e sipër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe zjarrfiksja të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet. Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?