Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e djegies së një banese në Tiranë. Si pasojë e rënies së zjarrit, ka humbur jetën një person invalid, i cili ndodhej i vetëm në banesë.
Zjarri ka rënë rreth orës 04:40 të mëngjesit të kësaj të marte, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.
Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, ku u bë evakuimi i banorëve të pallatit.
Dy prej tyre u është dhënë ndihma mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Por nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.
Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.
Sakaq nga ana e uniformave blu hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

