Shkrumbohet nga zjarri një lokal në Lezhë

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në hyrje të tregut të Lezhës dhe e ka shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së hënë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit. Dyshimet paraprake janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?