Shkrumbohet plotësisht makina në aksin Elbasan-Tiranë

Një makinë është shkrumbuar plotësisht pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Policia bën me dije se makina tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Xh.Sh., ka marrë flakë në ecje e sipër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik. Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh.,

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.

Grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?