Shkuan për hashash por policët nisën këngën, vallen dhe gotat me raki (VIDEO)
Policia që duam? JO! Pas dhunës ndaj protestuesëve tek Teatri nga Policia e Shtetit, këtë herë një tjetër ngjarje reflekton se kjo nuk është policia që duam. Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pak ditë më parë për shkak të një video që qarkulloi në rrjetet sociale. Shefi i rendit së bashku me policët dhe një këngëtar nga qyteti i Gramshit shfaqen duke pirë, kënduar dhe kërcyer. Mësohet se policët kishin shkuar për të kontrolluar zonat malore të Gramishit, nëse ka kanabis por pas aksionit, thuhet se ja nisën këngës dhe vallen.