Shkuan për të neutralizuar disa persona në një familje në Lezhë, plagoset efektivi

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas Klan News ai kishte shkuar bashkë me disa kolegë në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizimin e një familje me persona me probleme të shëndetit mendor, kanë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.

Bëhet e ditur se efektivi i policisë ka marrë vetëm disa lëndime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Lezhës.

Ndërkohë të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës.

SHKARKO APP