Shkullaku: Gjykata duhet të zgjidh se nga kush po mbahet peng PD-ja
Dorëheqja e Lulzim Bashës, për analistin Armand Shkullaku, është e pakontestueshme. Largimin e Bashës nga PD-ja si kryetar, tashmë e kërkojnë 32 deputetë nga 59 që ka PD.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha edhe se drejtësia shqiptare tashmë ka fjalën kryesore, për të vërtetuar se kush po e mban peng PD dhe duhet ta lirojë.
”Nisur nga ky rast, i bëjë thirrje gjykatës, drejtësisë shqiptare, se s’mund të mbahet peng PD në saje të interesit të Edi Ramës, mori fund misteri, se kush e ka shumicën në PD, tani duhet gjykata të flasë. Çdo gjë është e certifikuar, 30 % kanë votuar për Bashën, po të isha gjykatës, do thoja ky njeri është i shkarkuar nga partia”.