Shkullaku: Tentativat e Ramës për të qenë lider rajonal, dështuan. ”Open Balkan” i ka ngelur si sharra në gozhdë

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ka shkaktuar zhurmë në Ballkan. Gazetari Armand Shkullaku, tha në emisionin ”Çim Peka Live”, se Ramës i ka rënë popullariteti, ndërsa shtoi se tentativat e tij për të qenë lider rajonal kanë dështuar.

”E shoh më tepër si një gjë të zhvendosur në kohë. Siç e ka quajtur dhe Rama vetë, rrufe në qiell të pastër që ka filluar të aktivizohet kjo retorikë e Ramës pas vajtjes në Hagë të Thaçit. Raporti i Dick Martyt s’është ai siç thotë Rama që ka detyruar asamblenë e KiE për të miratuar një raport. Nuk është kjo. Ata miratuan një rezolutë. 

Kemi rënie të frikshme të popullaritetit të Ramës. Pse ndryshoi? Dy tentativat e tij të dështuara për të qenë lider rajonal dhe e dyta ”Ballkani i Hapur” që i ka ngelur sharra në gozhdë. Edhe fitorja e Albin Kurtit në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitorja e tij Ramës i mbylli një portë shumë të rëndësishme. Ardhja e Kurtit, përmbysja e konjukturave ndërkombëtare e bëri Kurtin aktor të dorës së parë. Negocion vetë se s’ka presion nga asnjë faktor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?