Shkullaku: “Veliaj vegla e Ramës për të sulmuar Kurtin”, Bejtja: “Kurti i kundërti i Ramës”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arjan Çuri dhe Armand Shkullaku, që kanë folur për aktualitetin politik në vend.

“E sulmojnë sepse nga mesazhet që ka dhënë Kurti është i kundërti i Ramës në gjithë kuptimin e fjalës, i kundërti i PPP-ve, i njerëzve afër oligarkëve”, tha Andi Bejtja.

“Nuk shoh që Rama ta ketë sulmuar Albin Kurtin së fundmi. Rama dhe Kurti pas takimit më rezulton se i kanë marrëdhëniet më të relaksuara”, tha Fevziu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Para fitores së Kurtit, Rama mendonte të vazhdonte me faktorët që kishte në Kosovë dhe Beograd, Thaçi-Vuçiç-Rama. Tani që Albini fitoi zgjedhjet, Rama nuk mund të dali hapur dhe ta kundërshtojë. Jam dakort me atë që thotë Bejtja. Pa bërë asgjë, ai është diferenca kolosale e Edi Ramës. Veliaj nuk ka ndonjë horizont të madh politik, por intuitën, gatishmërinë për të shërbyer e ka të madhe. Kur e sheh që shefi është në vështirësi, del para. Ishte një shpërthim ndaj dikujt vetëm për t’i bërë qejfin shefin. Ajo që thotë Veliaj është frustrimi i Edi Ramës ndaj Kurtit. Veliaj është vegla e Ramës nëpërmjet të cilit kryeministri nxjerr frustrimin”, ka thënë Shkullaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë kuptim, ata kanë një farë frike. Rama është duke përpjekur të hapi degën e PS në Kosovë për arsye të një lloj mbrojtje duke e sulmuar. Vetëvendosje u hidhërua shumë kur iku Gent Cakaj sepse mund të rikthehet sërish në Kosovë me një logo të majtë”, ka thënë Çuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?