Shkuma e sapunit arma më efektive ndaj virusit. Arsyeja është…

Higjena është një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit. Kur Shqipëria është në shtetrrethim, këshilla më e madhe që japin mjekët dhe ekspertët është ajo e larjes së duarve dhe sigurisht që izolimi. Larja e shpeshtë e duarve pas çdo veprimi ose takimi domethënës. Është zbuluar se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj disa viruseve të tjerë, potencialisht edhe më të rrezikshëm, si hepatiti A, meningjiti etj.

Çfarë ndodh, pse sapuni është kaq i efektshëm? Është thjesht një pasojë kimike.

Covid-19 ka një shtresë lipidesh, pra dhjami që e karakterizon. Kjo veçori e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa me ujë”, siç thotë edhe shefi i infektivit pediatrik të spitalit të Pittsburg, i intervistuar nga CNN. Jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyj në celulat e njeriut”. Sekreti është që fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi. Larja me sapun është edhe më e rëndësishme se larja me dezinfektantët me bazë alkooli.

SHKARKO APP