“Shkumbini pritet të dalë nga shtrati”, kryebashkiaku i Divjakës: Problemet nuk do të jenë të mëdha

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, në një intervistë për Ora News ka komentuar situatën me përmbytjet, kryesisht në zonat pranë lumit Shkumbin.

Sipas tij., lumi pritet të dalë nga shtrati në orët në vazhdim por pa shkaktuar probleme për banesat përreth.

Fredi Kokoneshi“Aktualisht lumi është në shtratin e vet. Ne, Bashkia e Divjakës së bashku me Bordin Rajonal, kemi marrë të gjitha masat për të kapërcyer këtë situatë kaq të vështirë, që pritet në orët në vazhdim. Fati ynë shumë i mirë është që qeveria shqiptare ka bërë një investim shumë të mirë duke ngritur murin e argjinaturës në mbi 1.5 metra në të gjithë gjatësinë e saj dhe unë jam i bindur që problemet nuk do të jenë të mëdha, do të jenë probleme që do të kapërcehen me sukses.

Në bazë të informacioneve që kemi marrë nga baseni i Elbasanit pritet një rritje e prurjeve dhe lumi pritet të dalë nga shtrati por jo të shkaktojë probleme me banesat”.

Sipas Kokoneshit, bashkia Divjakë dhe shtabi i emergjencave është në gadishmëri.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News në Lushnje, lumi Shkumbin është në nivele maksimale si në Urën e Rrogozhinës por edhe në pikat më të ulëta në fshatin Çermë Shkumbin.

Më herët, zv.kryeministri dhe deputeti i zonës Erion Braçe u bëri thirrje banorëve të zonës të merrnin masa pasi situata pritet të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

“Shkumbini pritet të dalë nga shtrati”, kryebashkiaku i Divjakës: Problemet nuk do të jenë të mëdha

SHKARKO APP