Shkup, protesta masive para Parlamentit: “Gruevsi Ik”

 

Në Shkup protestuesit po protestojnë para Parlamentit, pasi që janë penguar për të protestuar para Qeverisë, MPB-së dhe shtëpisë së kryeministrit Nikola Gruevski.

Para Parlamentit tashmë po qëndrojnë mijëra qytetarë duke brohoritur parulla për dorëheqjen e Qeverisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski.

Turmat e protestuesve sërish kanë dalë në afërsi të qeverisë, por forcat e mëdha policore nuk kanë lejuar protestën të zhvillohet para ndërtesës qeveritare. Protestuesit nga kjo revolt janë nisur në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku atje po protestojnë.

Protestuesit edhe sot kanë brohoritur “dorëheqje , dorëheqje”, “Bashkë jemi më të fortë”, “Nikolla ik”, por edhe fishkëllima kundër policisë, për shkak të brutalitetit policor dhe pengimit të mbajtjes së protestave. Edhe sheshi qendror i kryeqytetit si dhe ndërtesa e Parlamentit e institucionet e tjera janë nën përkujdesjen e forcave të mëdha policore. (INA)

SHKARKO APP