Shmanget masakra në njerëz. Një ambulancë plot me eksploziv në ndeshjen Gjermani-Holandë (foto)

 

ISIS nuk ndalon. Gjermania ka shpetuar sonte nga një shperthim në stadium. Një masakër e vërtetë është shmangur në Hanover të Gjermanisë. 15 minuta përpara fillimit të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Holandës autoritetet zbuluan se terroristët kishin mbushur një kamion plot me eksploziv dhe e kishin maskuar si ambulancë për ta futur në stadium.

Sinjali u morr përpara se të hapeshin portat dhe u vendos që të evakuohej stadiumi dhe të shpërndaheshin tifozët. Edhe një koncert që po mbahej në qytet është ndërprerë. Sipas medieve gjermane në stadium do të shkonte edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, por kur u dha sinjali i alarmit ajo nuk kishte mbërritur ende në stadium. 

Kanë filluar kontrollet për të kapur autorët e kësaj masakre që ishte përgatitur me dinakëri, ku gjoja ambulanca do të futej në stadium në morinë e ambulancave të tjera, siç është rregulli gjatë një ndeshje futbolli. Dhe më pas të shpërthente.

SHKARKO APP