Shoferët dhe aksidentet, Policia: Duhen penalizuar autoshkollat?

Viti 2020 nisi përgjakshëm nga aksidentet rrugore. Në rrugë ka shoferë që edhe pse dënohen për shkeljen e rregullave që qarkullimit, sërish i shkelin ato. Ndaj dhe Policia Rrugore ka hapur një sondazh online ku po pyet qytetarët nëse autoshkollat duhet të penalizohen në rastet kur drejtuesit e mjeteve përsërisin shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor ose në rast se janë përfshirë në aksidente rrugore dhe ata rezultojnë të jenë shkaktarë të tyre.

Kjo temë u trajtua edhe gjatë muajit janar në një konferencë të organizuar Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e cila shkaktoi edhe debat mes pjesëmarrësve, (ekspertëve rrugorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të qeverisë). Megjithatë ky nuk është sondazhi i vetëm online. Policia rrugore ka zhvilluar edhe disa sondazhe të tjera ku po merret mendimi i qytetarëve.

Një përmbledhje të të gjithë sondazheve dhe se çfarë ndryshimesh apo ashpërsimesh do të bëhen në Kodin Rrugor, kjo pritet të mësohet në konferencën që do te zhvillohet në datën 27 shkurt.

SHKARKO APP