Shoferët e dehur, policia: Më shumë femra që përdorin alkool

Ndonëse policia rrugore bën apel që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, të premten u arrestuan disa drejtues mjetesh në nivele të frikshme të përdorimit të pijeve alkoolike që shkonin deri në 2,30 mg/l.

Por duket se raporti ka ndryshuar kohët e fundit. Policia rrugore thotë se vërehet një trend në rritje edhe i shofereve femra problematike, sa i takon zbatimit të rregullave të qarkullimit.

”Si rezultat i kontrolleve konstatohet një numër në rritje i drejtuesve të mjeteve në shpejtësi tej normave apo në përdorim alkooli por edhe i drejtuesve femra për të tilla shkelje që janë konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore Tiranë”, thotë Erjon Ahmeti, shef i qarkullimit rrugor Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë me ngrohjen e kohës rritet edhe përdorimi i alkoolit veçanërisht gjatë fundjavës, ndaj kontrollet do jenë të vazhdueshme. ”Ne do jemi çdo ditë në terren, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por edhe për konstatimin e këtyre shkeljeve, jo vetëm gjatë fundjavave për të parandaluar ngjarjet rrugore”, thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?