Shoferi i dehur aksidentohet në aksin Ersekë-Leskovik, plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se Enrik Lamçe, 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht R. Q., D. M. dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe  A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?