Shoferi i dehur nuk bindet, ja ç’ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)
Aktualitet E Enjte, 29 Korrik 2021 00:38
Si çdo fundjavë policia është angazhuar maksimalisht për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e ligjit.
Mësohet se mbrëmë policia ka tentuar të ndalojë një makinë e cila fillimisht është larguar nga policia por pas ndjekjes ai është kapur dhe arrestuar për disa vepra penale.
Pas arrestimit rezultoi se personi në fjalë ishte i dehur dhe mbi shpejtësi të lejuar.
Policia e Shtetit ben me dije se mbi te tashme rendojne disa akuza: Neni 190/1, Neni 139/3, Neni 144/3, Neni 184/2,3, Neni 72/12, Neni 203/1, Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjes se ndalimit te punonjesit te policise, nuk rregullon shpejtesine vecanerisht ne qendrat e banuara, vazhdon levizjen ndonese sinjalizimi i semaforit e ndalon ate, rezultoi nen efektin e alkolit testi i pare 0.70 mg/l testi i dyte 0.65 mg/l, me xhama te erresuar si dhe debitor me nje mase plotesuese te pashlyer.
Njoftimi i policisë
Ne rruget e brendshme te Tiranes. Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet me Drager per te evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe drejtojne mjetin nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur duke u bere burim aksidenti per veten dhe per perdoruesit e rruges.
Edhe ne oret e para te mengjezit te sotem jane evidentuar dejtues mjetesh qe abuzojne me pijen ne timon. Por ka dhe drejtues mjetesh qe nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur nuk i binden urdherit te punonjesit te policise por largohen me shpjetesi pa e mrnduar se me tutje ka patrulla te tjera policie dhe perfundon ne pranga.
14 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen ndikimin e alkoolit.
4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur.
KOHA JONË SONDAZH