Shoferi me “BMW” me targa false nuk i ndalon policisë, përplaset me murin por arrin të shpëtojë

Nuk i është bindur policisë, e cila i ka bërë shenjë të ndalet pas dyshimeve për targat e makinës por është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Myslym Keta”, ku një mjet tip “BMW” me targa të cilat nuk i përkasin këtij mjeti, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Shoferi për t’i shpëtuar prangave është larguar me shpejtësi por ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T., 50 vjeç, banues në Babrru.

Megjithatë edhe pas aksidentit ai ka arritur t’i shpëtojë policisë, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?