Shoferi që shkaktoi aksidentin me dy viktima hyri me semafor të kuq dhe ishte i dehur. Çfarë iu gjet në makinë

Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas News24, në aksident janë përfshirë mjeti “Citroen” me drejtues shtetasin E. Doko, 30 vjeç me mjetin që drejtohej nga L. Cenollari. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.

Paraprakisht bëhet e ditur se 30-vjeçari është futur në kryqëzim me semafor të kuq, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.

Ai ka rezultuar se ka qenë i dehur në momentin kur po drejtonte mjetin, ndërsa nga kontrolli në makinë i është gjetur edhe një armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?