Shoferin e zë gjumi në timon, makina përfundon në lumë. Si shpëtuan burrë e grua në Tepelenë (Foto)
Aktualitet E Shtunë, 24 Korrik 2021 05:03


Mësohet se çifti i shqiptarëve, po kthehej nga Greqia, dhe në një moment, drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targë AA626EJ është përgjumur.
Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatmirësisht, ata kanë arritur të reagojnë në kohë, duke u hedhur nga makina.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /BW
KOHA JONË SONDAZH


