Shokët të ulur në lokal, autori luan me armë. Ja ç’bën 28-vjeçari pak minuta para se ta vrasë të riun (VIDEO)
Videoja e mëposhtme tregon sekondat e fundit të jetës së Mehmet Qemës, i cili u vra një natë më parë nga shoku i tij, Marjus Dema. Të rinjtë e ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Autori 28-vjeçar, Marjus Dema ka qenë duke e mbajtur armën në dorë, ndërsa personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë qenë të ulur në tavolinë bashkë me viktimën.
Viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën tallman ose hasjanali dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra. Një nga të shpallurit në kërkim për moskallëzim krimi është edhe i dashuri i këngëtares shqiptare Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, Blerim Hoti, ose i njohur ndryshe si Lim Hoti.
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardhe. Dema është hspallur në kërkim bashkë me pesë personat e tjerë që dëshmuan krimin. Ata janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.