Shokohen familjarët, gjejnë të varur me litar 60-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Vranisht të Himarës. Policia bën me dije se në orën 07:03, në fshatin Vranisht, Himarë, është gjetur i varur me litarë në afërsi të banesës së tij shtetasi me gjeneralitetet A.A, 60 vjeç.

Sipas hetimeve të para në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune, ndaj dyshohet se ai është vetëvarur. Policia po vijon hetimet.

Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 31.10.2018, në orën 07:03, në fshatin Vranisht, Himarë, është gjetur i varur me litarë në afërsi të banesës së tij shtetasi me gjeneralitetet A.A, 60 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga litari.

Bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.

Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?