Shokon gazetari: Çfarë u gjet në trupin e Florenc Beqiraj; Vdekje e mistershme

23-vjeçari nga Shkodra, Florenc Beqiraj, ndërroi jetë mbrëmë në një spital në Marsejë të Francës, pas një javë qëndrimi në koma. Mjekët pasi nuk i kishin dhënë shpresë familjarëve, pa miratimin e tyre, i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë 23-vjeçarin. Vdekja e të riut ka tronditur mbarë opinionit publik, pasi është një ngjarje e veshur me shumë mister. Mjekët thanë se 23-vjeçari kishte mos-funksionim të trurit.

Familja deklaron se 23-vjeçarin e kanë rrahur në burg, kurse Ministria e Jashtme e Shqipërisë, thekson në një deklaratë për shtyp se i riu u vetëvra. Por faktet janë kontradiktore, pasi i ndjeri shkoi në spital me plagë të rënda në tup, të goditura që supozohet se nuk kanë ardhur si rezultat i një tentative për tu vetëvrarë.

Gazetari shqiptar Leon Molla ka shpjeguar detaje për ngjarjen e rëndë të vdekjes së Florenc Beqiraj. Sipas gazetarit doktorët kanë kërkuar që të hiqen tubat e oksigjenit ndërsa prindërit kanë kundërshtuar. Florencit i janë bërë foto dhe video në spital. Policia nuk duhet të kishte lejuar një gjë të tillë. Ai thekson se në trupin e tij janë gjetur tela dhe gjumë litarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria franceze duhet të kishte nisur menjëherë hetimet, duhet të kishte hapur kamerat për atë që ka ndodhur në burg, sepse është burg i sigurisë së lartë dhe gjithçka filmohet”, tregon gazetari. Pas shoqërimit në komisariat, çohet në dhomën e komisariatit dhe më pas bëhen procedurat për dërgim në Shqipëri, ndërsa në rastin e Florencit është dërguar direkt në qelinë e burgut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e hetimeve nuk është konfirmuar asgjë, pasi u mbajt e fshehur për disa ditë duke thënë se ka bërë vetëvrasje në burg, por rezultoi se kishte ditë që ngjarja kishte ndodhur.

Shkodrani ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente, ndërsa në qelitë e burgut dyshohet se është dhunuar. Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?