Shokon gazetarja Anila Hoxha: Dy deputetë u denoncuan nga gratë e tyre për dh*në, por që…
Dhuna ndaj gruas është kthyer në lajmin e ditës, ndërkohë gazetarja e mirënjohur Anila Hoxha e ftuar në emisionin ”Zona Zero”, ka tronditur me rrëfimin e saj. Ajo ka përmendur rastin e dy deputetëve shqiptarë që u denoncuan nga gratë e tyre për dhunë. Ajo citoi gjyqtarin Adriatik Boxhi të cilin e kishte ftuar në Podcast, ku i tregoi se çfarë i thanë deputetët kur u përballen me të.
Anila Hoxha: Gjyqtari Adriatik Boxhi që merret me urdhrat e mbrojtjes më tregoi në Podcast në Top Albania se “më kanë ardhur dy deputetë”. “Më ka ardhur në sallën e gjykatës gruaja që kishte denoncuar dhunuesin dhe ai erdhi pa pikën e turpit, erdhi më tha unë jam deputet i parlamentit.
Milaim Zeka: Rrahu gruan më me edukatë.
Anila Hoxha: Ai po përpiqej të përdorte si pasaportë këtë pozitën e tij, pra jam dikushi. Gjyqtari deklaroi dhe vazhdoi më tej arsyetimin “çfarëdo që të jesh këtu nuk ke imunitet, ke kryer dhunë në familje”. Historiku ishte ky, deputetët nuk ishin larguar nga shtëpia, më pas u interesova për kë bëhej fjalë.
Të dyja bashkëshortet më pas kishin tërhequr nga kërkesa për urdhërmbrojtje dhe kërkesa ishte pushuar. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Ajo që vërej unë në pjesën më të madhe në gjykatat civile, në 80% të rasteve gratë për shkak të presionit ekonomik, pastaj të presionit të opinionit familjar etj, ato tërhiqen.