Shoku i Aldi Ramës: I ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek! 21-vjeçari ka qenë në një qeli…
Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së efektivit të Lezhës, Saimir Hoxhës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. I riu ishte i shtruar nga pasditja e djeshme në spitalin e Traumës pasi u gjet nga forcat e policisë me plagë në kokë, duke qenë se tentoi vetëvrasjen.
Shoku i ngushtë i Aldi Ramës, është rrëfyer pas arrestimit nga policia. Ai tha se e ka patur shok pasi ka qenë në një qeli me vëllain e tij.
“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dhe në 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, tha ai.
Ai jep një version tjetër të ngjarjes, duke thënë se nuk beson se shoku i tij, Aldi Rama ka vrarë veten.
‘Nuk besoj se ka vrarë veten! Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten pasi policia i ka gjuajtur tij se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar. Kur më mori vëllai sot në telefon thash ca ka ndodh e ka vra Ald Rama. Nuk u bo i gjallë desha ta kontaktoj por kur e pashë në lajme.”- tha ai.