Shoqata e Biznesit fason në Krujë takim me përfaqësues të PD: Qeveria t’i japë “pagën e luftës”punonjësve

Infektimi i punonjësve në fasoneritë në Krujë me Covid-19 ka ngritur alarmin për bizneset e këtij sektori, një pjesë e të cilave janë mbyllur.

Përfaqësues të shoqatës së biznesit fason në Krujë patën një takim me ish-deputet të PD, ku theksuan edhe problemet që hasen për shkak të pandemisë.

Ata kërkuan që qeveria të marrë përsipër pagesën e punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk na janë përgjigje. Kanë ardhur të kontrollojnë. Ata duan që ne të mbyllemi vetë dhe ti përgjigjemi punëtorëve vetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Punëdhënësit duhet të ndikojnë tek qeveria, që të marrim pagën e luftës. Duhet të jemi në harmoni me kontraktuesit që na gjobit”.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, duke shprehur edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike, se këto biznese duhet të mbyllen, u shpreh se paga e luftës punonjësve të këtyre bizneseve i takon me ligj.

“Këta përfaqësues të biznesit fason në Krujë thanë se deri më tani i kanë bërë 4 kërkesa qeverisë për takim por s’kanë marrë përgjigje”, u shpreh Vokshi.

Shoqata e Biznesit fason takim me perfaqesues te PD: Qeveria t’i jape “pagen e luftes”punonjesve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?