Shoqata e Gazetarëve Profesionistë solidaritet për RTV ORA: Qeveria të garantojë të drejtat e gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka shprehur solidaritet me gazetarët e RTV ORA pas sulme politike. Kjo shoqatë bën me dije se hetimi nga SPAK i pronarit të medieve, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhe në politikën editoriale të tyre.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për intimidimin dhe pasigurinë, që kanë përcjellë gazetarët dhe punonjësit e Radio Televizionit Ora me praninë e trupave të armatosura policore në ambientet e tyre. Hetimi nga SPAK i pronarit të këtyre medieve, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhe në politikën editoriale të këtyre medieve. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë solidarizohet me punonjësit e RTV Ora dhe i bën thirrje qeverisë, që të garantojë të drejtat e gazetarëve, vazhdimësinë e punës së tyre dhe mosndërhyrje në politikën editoriale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?