Shoqata e medias reagon për gazetaren britanike. Endri Fuga: A do pyesni cila është e vërteta?
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) ka kritikuar vendimin e autoriteteve shqiptare që anuluan lejen e qëndrimit për gazetaren angleze Alice Elizabeth Taylor. Në një reagim në ‘Twitter’, IPI shkruan se vendimi i qeverisë shqiptare u mor pasi gazetarja kritikoi hapur mazhorancën në disa media vendase.
Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ishte reagimi i Endri Fugës, Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, i cili në një postim në Twitter i kërkon organizatës të mos shpërndajë lajme të rreme. “A do të kujdeset dikush nga IPI të njohë të vërtetën dhe të pyes institucionet në Shqipëri? Apo lajmi i rremë është bërë normë për të gjithë?”, shkruan Fuga në ‘Twiter’.
Ndërkohë “Zëri i Amerikës” që ka intervistuar sot gazetaren britanike thotë se ka kërkuar informacion nga institucionet shqiptare, por nuk i kanë dhënë përgjigje mbi motivet zyrtare të anulimit të lejes. “Zyrtarë të ngarkuar për marrëdhëniet me shtypin pranë policisë dhe pranë ministrisë së punëve të Brendshme thanë se do të merrnin informacion për këtë rast dhe mund të kishin një reagim sqarues më vonë”, raporton “Zëri i Amerikës”.
Ndërkohë gazetarja Alice Elizabeth Taylor në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës” shprehet se shkak i heqjes së lejes së qëndrimit janë raportimet e saj kundër qeverisë “Rama”.
Would someone from IPI care to know the truth and ask the institutions in Albania? Or fake news has become the norm for everyone?
— Endri Fuga (@endrifuga) March 7, 2019
KOHA JONË SONDAZH

