Shoqata e të verbërve takon Ruçin, Hysa: Popullariteti juaj, mbështetje për ne
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti një grup drejtuesish dhe përfaqësuesish të shoqatës së të verbërve.
Kryetari i shoqatës, Ardian Hysa dhe përfaqësuesit e tjerë i paraqitën Kryetarit të Kuvendit disa kërkesa për zbatimin e legjislacionit shqiptar për mbështetjen e personave më aftësi të kufizuara, si zbatimi i dispozitave të Konventës së OKB-së për aftësinë e kufizuar, plotësimi i disa përfitimeve financiare të prapambetura, zbatimi i legjislacionit shqiptar për ndërtimin, infrastrukturën dhe sinjalistikën në qytete dhe shërbimet speciale për 10 mijë të verbërit.
“Popullariteti dhe ndjeshmëria juaj”, theksoi kryetari i shoqatës, ”janë një mbështetje e madhe për të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara të Shqipërisë”.
Kryetari i Kuvendit, vlerësoi objektivitetin dhe realizmin e kërkesave të Shoqatës së të verbërve dhe premtoi se do të nxisë Qeverinë të shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore dhe burimet financiare për plotësimin e kërkesave të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

