Shoqata e Transportit paralajmëroi ndërprerje të shërbimit, reagon ministrja e Financave: Do të kemi vendimmarrje

Një ditë pasi Shoqata e Transportit paralajmëroi se do të ndërpresë shërbimin në 1 mars për shkak të rritjes së çmimit të naftës ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Financave, e cila thotë se se pritet të ulen në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit.

Teksa u shpreh se rritja e çmimit të naftës është tranzitore dhe jo e qëndrueshme, ministrja theksoi se mund të ketë dhe një vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

“Ne do t’i marrim në shqyrtim kërkesat e shoqatës së transportuesve. Ministria e Financave ka filluar një konsultim të brendshëm sa i përket rritjes së çmimeve. Ne mendojmë e besojmë se rritja e çmimeve do të jetë tranzitore, por jo e qëndrueshme. Nuk mund të ndërhyjmë në nisma për efekt të luhatjes së çmimeve, që kanë ndodhur dhe më parë e do të ndodhin dhe në të ardhmen. Për sektorë të veçantë mund të diskutojmë mbi efektet që këto sektorë kanë nga rritja e çmimeve. Patjetër që do të kemi tryeza konsultative me sektorin përkatës, për të diskutuar mbi ecurinë e tyre, mbase dhe për të marrë një vendimmarrje. Sektori i transportit ka qenë i goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditjen që sektori ka pasur”, theksoi ministrja Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?