Shoqata e Transportit Urban kërkon rritjen e çmimit të biletës: Të bëhet 80 lekë

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që shumica e operatorëve të transportit publik në kryeqytet të operojnë me një numër mjetesh të kufizuara, duke sjellë pritje të gjata të qytetarëve në stacionet e autobusëve.

Shoqata e Transportit Publik ka deklaruar se çmimi i naftës ka arritur në nivele të frikshme dhe kjo prek drejtpërdrejtë mbarëvajtjen e punës së tyre.

Duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike në mbledhjen e fundit që patëm operatorët nuk janë në gjendje të funksionojnë me 100% të flotës së mjeteve. Sot stacionet janë plot me njerëz. Çmimi i naftës dje ishte i frikshëm. Asnjë operator nuk vazhdon dot me kapacitet të plotë. Nëse vazhdojmë me këtë situatë kapitullimi do jetë për tre katër ditë minimalisht”, deklaruan ata.

Sipas tyre zgjidhja për të dalë nga ky ngërç që mund të sjellë falimentimin e këtij sektori, është rritja e çmimit të biletës në një vlerë 2-fish në krahasim me atë që është aktualisht, pra 80 lekë.

“Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës. Duke pasur edhe një heshtje totale ne konkretizuam pikat që na duhen për të shpëtuar. U vendos të kërkohet rritja e çmimit të biletës. Kjo do jepte mundësinë të kishte transport publik në Shqipëri. Çmimi i biletës do jetë për të përballuar këtë krizë diku te 80 lekë për biletë. Do i japim një mundësi transportit t’i shërbejë qytetarëve që të mos kapitullojmë përfundimisht. Ky do jetë një shpëtim emergjent”, thuhet në deklaratën e tyre.

SHKARKO APP