Shoqata shqiptare në SHBA, letër Donald Trump

Organizata shqiptare në SHBA, “The Women’s Organization Hope & Peace” kërkon nga Presidenti Donald Trump,anulimin e deportimit për qytetare shqiptare, Cile Precetaj. Në letrën e shoqatës që drejtohet nga Mimoza Dajçi thuhet se “sipas ligjeve Amerikane ajo u deportua në Shqipëri, por ne si nëna, motra shqiptare – amerikane kërkojmë që brenda kompetencave tuaja të rishqyrtoni kërkesën e saj për ribashkim me familjen, tre fëmijët e saj të mitur”.

Letra në shqip:

The Women’s Organization “Hope & Peace”

Swiss Digital Desktop Reklama

New York, Datë 19 Qershor 2018

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuar Presidentit të SHBA Z. Donald Trump

I nderuar President,

Organizata jonë e gruas shqiptare- amerikane The Women’s Organization Hope & Peace, me qendër në New York, e cila merret me të drejtat e gruas dhe fëmijëve, kundër dhunës e trafikimit njerëzor, kërkon nga ana juaj bashkimin e zonjës Cile Precetaj me familjen e saj në SHBA. Sipas ligjeve Amerikane ajo u deportua në Shqipëri, por ne si nëna, motra shqiptare – amerikane kërkojmë që brenda kompetencave tuaja të rishqyrtoni kërkesën e saj për ribashkim me familjen, tre fëmijët e saj të mitur.

Në foto: Cile Precetaj, shqiptarja e deportuar nga SHBA dhe fëmijët e saj që sot ndodhen në Amerikë pa nënën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?